Prishtinë, 03.07.2020 – Sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është nënshkruar marrëveshja në mes të Agjencisë së Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë. Në ceremoninë e nënshkrimit i pranishëm ishte edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Efiçienca e Energjisë konsiderohet nga Qeveria e Kosovës një komponentë thelbësore e planifikimit strategjik dhe ekonomik si dhe për zhvillimin e Kosovës, prandaj është përcaktuar të kontribuojë drejt arritjes së caqeve për EE, duke krijuar për qytetarët stimuj në kursimin e energjisë, por edhe për tregjet e hapura dhe aplikimin e bizneseve të reja për EE teknologjitë.

Si Palë Nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe si nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Associimit (MSA), Kosova është obliguar që t’i transpozojë dhe zbatojë Acquis Communautairei që ndërlidhen me Efiçencën e Energjisë. Republika e Kosovës dhe institucionet e saj përgjegjëse në fushën e EE kanë shprehë vullnetin e tyre drejt përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Tanimë është funksionalizuar Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë sipas ligjit për Efiçencë të Energjisë, Kosova është shteti i parë ne rajon që themelon një mekanizëm financiar për masat e Efiçencës se Energjisë në të gjithë sektorët e konsumit të energjisë.

Me ratifikimin e marrëveshjes të datës 15 janar 2015 ndërmjet Republikës së Kosovës (Pranuesi) dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim në vlerë 31 milionë dollarë, me zbatimin e suksesshëm të Projektit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Burime të Rinovueshme (PKEEER), Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përmes Agjencisë se Kosovës për Efiçencë të Energjisë ka shprehur gatishmërinë që pakon e fundit për komunat ta zbatojë përmes Fondit të Kosovës për Efiçencë te Energjisë përmes kësaj marrëveshje, vlera e së cilës është 5 milionë euro.

Me qëllim për ta zgjeruar fushën e programit në bazë më të qëndrueshme me krijimin e Fondit të Kosovës për Efiçencë te Energjisë ristrukturimi i PKEEER do të këtë financim shtesë që do të kanalizojnë 10,37 milionë dollarë amerikanë në fondet e grantit të Instrumentit të BE-së për Para-Anëtarësim (IPA II prej 9.6 milionë euro në fushën e efiçencës së energjisë.

Nga ky fond do te përfitojnë te gjitha komunat e Kosovës, në sektorin e Arsimit, Shëndetësisë, Administrativ dhe të tjera sektore dhe më e rëndësishmja është se do të krijojë një strukturë të përhershme institucionale si mekanizëm financiar që mund të vazhdojë me renovimin e ndërtesave publike, dhe përfundimisht të zgjerohet në sektorin rezident, si p.sh. blloqe apartamentesh dhe shtëpi individuale, si dhe do te zgjerohet edhe ne sektorin e privat të bizneseve.

Marrëveshja për grantin prej 9.4 milionë euro nga IPA 2017 u nënshkrua dje nga BE-ja dhe qeveria e Kosovës, me Bankën Botërore si administrues i besuar. Implementimi i projektit do të fillojë sapo të tejkalohet situata me përhapjen e virusit COVID-19 dhe do të kontribuojë zvogëlimit të ndikimit të tij negativ në ekonomi.

Ky grant do të përdoret nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë si kapital për financimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor, spitale etj dhe do të krijojë vende pune në sektorin e ndërtimtarisë.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me GIZ kanë bërë lansimin e kampanjës “Miqtë e Energjisë” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë.

Kjo kampanjë organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtërira të energjisë në Kosovë” që ka për qëllim mbështetjen e Kosovës drejt zbatimit më të hovshëm të masave të efiçiencës së energjisë dhe arritjen e synimeve sipas Planit të Veprimit për efiçiencën e energjisë.

Drejtori Ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi, tha se fushata për të promovuar efikasitetin dhe energjinë ndikon në kthimin e investimeve.

Drejtori i Fondit për Emergjencë dhe Energji, Admir Shala tha se fushata synon të ndihmojë komunat dhe bizneset që duan të investojnë.

“Për herë të parë në rajonin tonë ky fond synon të ndihmojë komunat dhe shpresojmë që ky investim të kthehet shumëfish”, tha Shala.

Kosova bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me fond për efiçiencë të energjisë.

Fondi i Efiçiencës së Energjisë është lansuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik me përkrahje të Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian. Ky fond është krijuar si rezultat i miratimit të ligjit për Efiçiencë të Energjisë në nëntor të vitit 2018. Për këtë fond Qeveria e Kosovës ka ndarë €1 milion, ndërsa Banka Botërore dhe BE-ja kanë zotuar €10 milion.

Nataliya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë në konferencën e mbajtur sot ka thënë se Kosova ende përballet me sfida si furnizimi i qëndrueshëm me energji, dhe se efiçenca e energjisë është alternativa e vetme e qëndrueshme, e cila rrit sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji, krijon vende pune dhe përmirëson mjedisin.

“Është e rëndësishme që reformat në sektorin e energjisë në Kosovë të ecin në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë dhe me MSA-në, me qëllim të integrimit gradual në tregjet e energjisë të Evropës. Efiçienca e energjisë ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet në qendër të fokus të BE-së në Kosovë. Në të kaluarën BE ka ndarë mbi €19 milion për zbatimin e masave të efiçencës së energjisë në ndërtesat publike. Ne presim që Fondi do të plotësoj stafin me ekipin profesional në 2 muajt e ardhshëm, në mënyrë që të mund të fillojë zbatimin e projekteve të efiçencës së energjisë në ndërtesat publike. Është shumë e rëndësishme që shkollat, kopshtet, qendrat shëndetësore të përfitojnë nga Fondi në Kosovë”, ka thënë Apostolova.

Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën ndër tjera ka thënë se Kosova kryeson sa i përket energjisë efiçiente në Ballkan. Ai gjithashtu shtoj që investimet e deri tashme nga BE dhe Banka Botërore në lidhje me efiçiencë të energjisë kishin fokus ndërtesat publike dhe në të ardhmen parashihet të ngritën edhe në nivelin e sektorit privat.

Foto: European Union Office in Kosovo

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është afër finalizimit të investimeve në një numër të konsiderueshëm të projekteve, në kuadër të implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike komunale. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim arritjen e objektivave shtetërore për kursimin e energjisë dhe rritjen e eficiencës duke lehtësuar jetën e qytetarëve. Disa nga këto projekte do të inaugurohen në ditët në vijim.

Ndër masat të cilat janë aplikuar në këto objekte janë: renovim i thellë i ndërtesave publike si shkolla, shtëpi shëndeti, objekte kulture, çerdhe, etj., duke përfshirë mbështjellëset termike të objektit (ndërrimin e dritareve, ndërrimin e dyerve, izolimi i objektit dhe kulmit), sistemit të ngrohjes (vendosja e pompave termike dhe kaldajave me pelet), vendosja e ndriçimit, si dhe masa tjera efiçiente.

Fotografitë e mëposhtme paraqesin dinamikën e zhvillimit të punimeve aktualisht në këto projekte.

ShMU “Hysen Trepeza” – Viti

ShFMU “Dëshmorët e Drenicës” – Drenas

ShFMU “Eqrem Ҫabej” – Mitrovicë

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbajtur trajnimi dyditor me Menaxherët dhe Zyrtarët Komunal për Energji të Komunave të Kosovës.

I pranishëm në hapje të punëtorisë ishte Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiҫiencë të Energjisë Z. Ahmet Ismaili, i cili ju drejtua të pranishmëve se bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Asocicacionin e Komunave të Kosovës – Z. Sazan Ibrahimi, me ç’rast u dakoduan për thellim të bashkëpunimit me komunat.

Në këtë punëtori e mbështetur nga GIZ, u diskutua edhe rreth planeve për të ardhmen në sektorin e efiҫiencës së energjisë, me fokus në sektorin rezidencial, si dhe u dhanë sugjerime nga kolegjiumi përkatës.

Komunat janë partnerë të rëndësishëm të FKEE, ku po zhvillohen një sërë projektesh të masave efiçience, përmbyllja e suksesshme e një pjesë të tyre do të bëhet në muajt në vijim.

Fondi i Kosovës për Eficiencë të Energjisë (FKEE) sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin Mijëvjecar të Kosovës (MFK). Qëllimi i këtij memorandumi është të vendosë parimet e bashkëpunimit ndërmjet MFK-së dhe FKEE-së, me fokus primar në transferimin e njohurive dhe mjeteve që lidhen me zbatimin e rinovimit të EE-së në sektorin rezidencial në FKEE.

MFK dhe FKEE kanë shprehur gatishmërinë dhe interesin e tyre të ndërsjellë për të bashkëpunuar në sigurimin e qëndrueshmërisë së operacioneve të ardhshme të efiçiencës së energjisë (“EE”) në sektorin rezidencial përmes përfshirjes së FKEE-së si Subjekti Zbatues (“SZ”) kur rinovimet EE zbatohen në shkallë të gjerë.

Kanë nisur punimet në objektet e para të përzgjedhura të PKEE për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Përfitues të këtij projekti janë objektet në pronësi të komunave të cilat kanë aplikuar në thirrjet publike të FKEE-së për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e tyre publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve. Kapitali prej 15 milion eur do të përdoret për financimin e këtyre masave në insfrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor dhe të gjitha ndërtesat që administrohen nga Komunat e Kosovës. Projekti mbështetet nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tashmë ka nënshkruar gjithsej 73 Marrëveshje për Shërbime të Energjisë me 22 Komuna të Republikës së Kosovës.

Përmes këtyre marrëveshjeve, në aplikimin e masave të eficiencës do të përfitojnë: objekte komunale, shkolla fillore dhe të mesme, qendra të mjekësisë familjare, objekte të zjarrëfikësve, qendra kulturore, institucione parashkollore, salla të sportit dhe ndriçime publike.

Shuma totale e këtyre investimeve është mbi 10mil eur, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe punimet nëpër objektet përfituese të projektit.